Uragani Harvey, që ka goditur SHBA-të ditën e shtunë duke përplasur erëra të forta dhe shi të rrëmbyer në qindra kilometra vijë bregdetare, duke shënuar 5 viktima dhe shkaktuar dëme të shumta materiale.
Siç shihet edhe nga pamjet filmike, rrugët dhe autostradat tashmë iu përngjajnë më tepër lumenjve.
Ndërkaq, shërbimet e emergjencave janë duke punuar për të ndihmuar banorët e izoluar nga uji dhe reshjet e dendura të shiut.
“Harvey” u përplas mbi shtetin e Teksasit gjatë fundjavës, duke lëshuar erëra të forta e shi të rrëmbyer në qindra kilometra vijë bregdetare. Përmbytjet dhe tornadot që shoqëruan stuhinë vazhdojnë të përbëjnë rrezik për banorët.
https://www.youtube.com/watch?v=-oBHKnzEIFo&feature=youtu.be