Policia e Shkodrës ka arrestuar një 40 vjeçar pasi ka tentuar të grabisë një 25 vjeçe në në lagjen Vasil Shanto në Shkodër.
Në pranga ka rënë shtetasi Arben Doda, banues në Burrel, pasi gjatë ikjes është rrëzuar dhe agjentët e kanë kapur.
Bëhet me dije se pasi u dhunua nga 40 vjeçari, vajza ka nxjerrë telefonin për të njoftuar policinë, por në ato momente autori i ka marrë celularin dhe çantën.
Policia është në dyshim mes vjedhjes dhe përdhunimit, por vajza ka deklaruar se autori ka tentuar ta grabisë dhe jo ta përdhunojë.