Skënderbeu është bërë skuadra e parë shqiptare që kalon 4 ture në një turne ndërkombëtar. Korçarët e kanë arritur këtë objektiv historik duke kaluar në play-off të Ligës së Europës Dinamon e Zagrebit falë rregullti të golit jashtë fushe, për të shkuar në fazën në grupe të turneut.
Histori dhe rekord dramatik ky i Skënderbeut që ka regjistruar kualifikimin dhe hakmarrjen, me 10 futbollistë, pikërisht ndaj Dinamo Zagreb, që dy vite më parë e eliminoi nga UEFA Champions League.
Pjesa e parë në Elbasan Arena u mbyll me barazim pa gola. Edhe pse tentuan disa herë të shënonin në portën kundërshtare, korcarët nuk ia dolën të godisnin.
Për fatin e tyre të mirë, asnjë nga lojtarët e Dinamos nuk shënoi në portën e Skënderbeut.
Ndeshja e parë është luajtur në Maksimir, Kroaci dhe ka përfunduar me rezultatin 1-1. Mjaftonte që ndeshja të përfundonte barazim pa asnjë gol që korcarët të kualifikoheshin në fazën e grupeve. Deri tani Skënderbeu ka eliminuar 3 ekipe dhe kalimi me sukses i këtij turi është një rekord për ekipet shqiptare.