Policia e Vlorës ka sekuestruar 700 kilogramë kanabis në Akërni, gati për trafik në Itali.
Lënda narkotike e paketuar në 28 pako, ishte transportuar me një furgon pa targa dhe ishte lënë në breg të detit pranë Hidrovorit.
Në furgonin e braktisur u gjetën edhe disa bidona me benzinë. Plani i trafikantëve ka dështuar, pasi janë zbuluar.ndërsa po prisnin që të vinte gomonia për të marrë kanabisin.