Rrugët e vdekjes – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrugët e vdekjes

16:28 | 21/08/2017
në Opinion
0

Nga Artan Fuga

Vëzhgim mbi tipologjitë e mangësive rrugore – shkak për aksidente që marrin jetë njerëzish.

Duke qenë se aksidentet janë shtuar shumë, gjatë kësaj vere, në udhëtimet e mia nëpër Shqipëri, kam mbajtur shënim mbi tipologjitë e mangësive kryesore në rrugë dhe shenja qarkullimi, që krijon rreziqe aksidentesh.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Ligji duhet të përmbajë edhe parashikimin e fajit të mirëmbajtjes të rrugës ose të kushteve të infrastrukturës, e cila ka dalë tashmë jashtë cdo standardi.

Turp para cdo turisti që qarkullon me veturë në rrugët tona.

Mendova të bëj atë që sot quhet « journalism of solution », pra gazetaria e propozimeve për zgjidhje. Pra, bëra një vëzhgim për të propozuar zgjidhje që rrugët tona të paktën të vijnë në parametrat minimalë europianë.

Jemi dhjetra vite pas tyre, por edhe qindra vite anash.

Meqë autoritetet kur udhëtojnë nuk mund t’i shohin këto mangësi sepse udhëtojnë me eskorta autoritare, ndofta edhe me xhama të zinj, mendova t’u vij në ndihmë autoriteteve publike, pa pretenduar se i kam thënë të gjitha.

Policia na shtyn në rrugë dytësore për t’i hapur rrugë një eskorte qeveritare që do të kalojë diku pas një cerek ore. Një ditë përfundova andej nga Maminasi për këtë shkak, dhe nuk ka faj sepse ligja nuk shprehet se në rrugë të gjithë janë të barabartë.

Nëse një aksident ndodh, dhe gjykata të bëjë me faj rrugën atëhere ligja duhet që pushtetin publik që e ka detyrë mirëmbajtjen e saj ta cojë përpara gjyqit.
Kjo është rruga e zgjidhjes.

Ja konstatimet e mia !

1. Vija ndarëse e xhades nuk dallohet mirë se i ka dalë boja, nuk duket nëse është e ndërprerë apo e vazhduar. Sidomos natën dhe në kohë me shi.
2. Në rrugët kombëtare të shpejtësisë së madhe qarkullojnë qerre, tricikla, motocikleta, pa stopa pas dhe nuk ka tabela për ndalimin e tyre në të gjitha pikat hyrëse.
3. Kudo ka pika shitjeje ambulante, ose restorante ku mund të qendrohet në hapësira të vogla para tyre vetëm duke shkelur vijën anësore të pandëprerë.
4. Pa fund pompa karburanti që nuk kanë segmentin dalës dhe rihyrës në xhadenë kryesore,ose çka është krejt jashtë standardit.
5. Pa fund hyrje shtëpish ose dalje të tjera në rrugë arash pa shenja tërheqje vëmendjeje ose tabela ulje shpejtësie.
6. Tabela për ulje shpejtësie pa u shoqëruar me tabela shpjeguese përse duhet bërë kjo.
7. Vende të rrezikshme ku bien gurë ku nuk tregohet ky rrezik.
8. Kthesa me xhade në pjerrtësi ku nuk sinjalizohet fakti i pjerrtësisë.
9. Segmente shkëmbyes të xhadeve kryesore, si rrugë jashtë standartit dhe pa ndarje midis tyre. Hyrja në autostradën e Vlorës, apo te Ura e Dalanit, e gjetiu janë uluritëse.
10. Rrugë të banuara pa ndricim, ta zemë rruga dytësore e plazhit Durrës. Një rrugë jashtë cdo parametri dhe vrastare.
11. Policët që ndalojnë vetura në rrugë për kontroll ose ndëshkim pa vendosur trekëndëshin e sinjalizimit të ndalimit të veturës disa dhjetra metra më parë.
12. Rrugë fshatrash që nuk kanë tabelën stop para hyrjes në xhadenë kryesore.
13. Automjete të peshave të rënda që ecin ngadalë dhe krijojnë vargje autoveturash pas tyre apo rreziqe në parakalim sepse nuk ka vende me trase me tre pista për ta lehtësuar këtë procedurë.
14. Tabela qarkullimi kontradiktore ose të dëmtuara dhe të pariparuara.
15. Tabela që tregojnë drejtime kryesore të cilat ngaqë janë shkruar me gërma të vogla nuk dallohen nga larg ose natën sidomos. Nuk janë me ndricim.
16. Tabela që tregojnë drejtime fshatrash, por që për t’u futur në ato trase duhet të ndërpresësh rrugën mjetit që vjen përballë, dhe nuk ka tabela ose vija horizontale që ta rregullojnë këtë.
17. Mungojnë tabela informacioni ose komunikimi telefonik me spitale në afërsi të cdo pike, pika servisi, karburanti, etj.
18. Parmakë të dëmtuar ose të paplotë që lejojnë hyrje kalimtarësh ose mjetesh në mënyrë të papritur në xhadenë kryesore.
19. Mungojnë vija të bardha brenda rrugëve të komunave ku kalon xhadeja kryesore.
20. Semaforê të dëmtuar ose prishur prej kohe në hyrje qytetesh, në unaza, ose mungesë totale e tyre në zona të banuara ku kalon xhadeja kryesore.
21. Rrugë malore dhe me kthesa ku mungojnë parmakët mbrojtës anash rrugës.
22. Tabela pa formate të përcaktuara por kaotike në xhade që tregojnë motele, restorante, servise etj. Kaos viziv në rrugë.
23. Unaza qytetesh që tashmë janë okupuar nga zgjerimi i qytetit dhe që janë të parregulluara si xhade qendrash urbane shumë të populluara.
24. Shtylla ndricuesish ose mure apo copa betonesh afër xhadesë që krijojnë rreziqe përplasjesh.
25. Rrugë kryesore që kalojnë në komuna dhe në qendra të banuara dhe ku nuk kanë trotuare, ose trotuaret janë të zëna, apo mungojnë pistat e bicikletave.
26. Rrugë me gropa që për t’u evituar krijojnë devijime në drejtim dhe krijojnë rreziqe aksidentesh.
27. Mungojnë kamerat e sigurisë në pikat më delikate të rrugës.
28. Rrugë ku mungon tërësisht zona e ndalimit të detyruar për shkak avarie, etj.
29. Gure kilometrike anesh rrugeve pa numur dhe kilometrin perkates, shume te rralle dhe pa pllaka reflektuese te drites.
30. Zona te banuara te ndara ne dysh nga xhade kryesore pa segmente lidhes mes tyre ku te kalojne banoret pa kaluar neper xhade.
31.Mungojne rruge dytesore ne zonat rurale ku te qarkullojne mjere bujqesore, kopje dhensh, kalimtare, etj.

Në një kohë të përshtatshme, sigurisht që si qytetar, nëse është nevoja, vihem në dispozicion të autoriteteve për t’i treguar një për një të gjitha vendet ku shfaqen mangësitë e mësipërme që bëhen shkas për aksidente.

Etiketa: aksidenteArtan Fugamakinaqarkullimirrugevdekje

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
BERZH: 31% e shqiptarëve kanë nostalgji për diktaturën

BERZH: 31% e shqiptarëve kanë nostalgji për diktaturën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com