Një studente me orgjinë shqiptare ka ndërruar jetë në spital pas aksidentit tragjik ditën e shtunë.
Mësohet se studentja shqiptare kthehej nga puna si asistente e një të moshuari, natën kur u përplas nga automjeti.
Sipas mediave italiane ndonëse u transportua menjëherë në spital, të hënën në mëngjes studentja shqiptare ka humbur jetën.