Një i ri që përdorte eksploziv dhe dinamit për gjueti të paligjshme në detin e Durrësit është arrëstuar nga policia.
27-vjeçari vepronte veçanërisht tek Kepi i Rodonit ndërsa denoncimi për të është bërë nga një qytetar në Portalin e Komisariatit Dixhital.
I riu i arrestuar është banues në fshatin Shetaj në Durrës ku gjatë kontrollit të ushtruar në banesë iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik tip kallashnikov , të cilën e mbante pa leje.