Në një kohë kur dhjetëra pyje në vend janë pushtuar nga zjarret, flakët shfaqen edhe në Malin e Dajtit.
Që nga Tirana është i dukshëm tymi që ka përfshirë një sipërfqe të madhe pyjore.
Terreni shumë i vështirë për zjarrfikëset ka bërë që helikopteri të angazhohet për shuarjen e flakëve.
Sipas Emergjencave Civile zjarri rrezikon një objekt të rëndësisë së veçantë, ndërsa 60 forca të Gardës së Republikës janë në aksion për fikjen e zjarrit.