Përsëritet precedent i fajësimit të mjekëve nga familjarët në rastin e humbjes së jetës së të afërmit të tyre.
Një 63-vjeçar ka ndërruar jetë dje në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ndërsa familjarët akuzojnë mjekët për mjekim të gabuar.
Viktima është R.K, banues në Tiranë ku prej disa ditësh ishte shtruar në spital për një problem shëndetësor që ende nuk dihet.
Pas kallëzimit të familjarëve të viktimës pritet ekspertiza mjeko-ligjore, për të përcaktuar shkakun e vdekjes.