Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, nuk ka qëndruar indiferent ndaj ironisë dhe akuzave që kryeministri Edi Rama adresoi sot nga Korça në drejtim të LSI.
Me anë të një postimi në rrjetin social facebook, Vasili tha se në vend dhunohen mjekë, mbyten pushues, zjarre gjithandej, mungesë uji dhe energjie ndërsa Kryeministri nuk del dot përtej përrallës.
Postimi i plotë
Dhunohen mjekë, vazhdojnë të mbyten pushues në plazhe, zjarre në gjithë vendin, energjia elektrike mungon gjithandej, ujë s’ka edhe ne qendër të Tiranës, OKSFAM na rendit të 149-t në botë për diskriminimin e të varfërve, GALLUP thotë se afërsisht 60% e shqiptarëve duan të largohen nga Shqipëria dhe ky shkollëpakët me tre vjet universitet në krye të qeverisë na tregon përralla.
S’ka faj ky shkollëpakët që na qeveris, sepse sa më pak t’i kesh hedhur mendjes aq më pak kupton dhe aq më rehat je.Dëgjesat u kthyen në përralla, kaq di shkollëpakti e përtej perrallës nuk shkon dot.Shqiptarët nuk i hanë përrallat, thjesht shkollëpakti gënjen veten.