“Jeta dhe vdekja në këtë banesë të Jasharëve ka vetëm një peshore…Lirinë”
Ish-kryeministri i Shqipërisë gjatë luftës së Kosovës, pandeli majko, përkujtoi sot ditën e masakrës serbe ndaj shqiptarëve, përmes një dedikimi për familjen Jashari. “Prekaz… Sot, përvjetori i masakrës serbe dhe flijimit të shqiptarëve. 5 mars 1998…I ke thënë të gjitha, edhe kur nuk thua asgjë.
Heshtja na sjell kujtimin dhe dëshirën se të rënët janë sërish aty…për të pritur sipas zakonit, në shtëpinë e të gjithë shqiptarëve. Jeta dhe vdekja në këtë banesë të Jasharëve ka vetëm një peshore…Lirinë!
Sot është dita e të vdekurve të gjallë. Dita kur kujtimi flet me të tashmen”, shkruan Majko në facebbok.