Kalvari i vuajtjeve të emigrantëve shqiptarë duket se nuk do të ketë fund kurrë.
Pas shumë peripecish janë integruar në vendet pritëse, por tashmë u duhet të riintegrohen në atdhe.
Gjatë verës pjesa më e madhe e shqiptarëve nëpër botë sakrifikojnë pushime në vende të ndryshme për të ardhur në atdhe që të mund të takojnë familjarët e të pushojnë njëkohësisht, por sa iu lehtësohet kjo?
Nuk janë të rralla denoncimet e emigrantëve për kompanitë ajrore, që pa asnjë përgjegjësi u ndryshojnë datat, oraret dhe vendet e nisjes.
Së fundmi një emigrante shqiprae në Itali tregon përvojën e saj aspak të këndshme.
“Faleminderit vendi ynë që na bën të ndjehemi të huaj e na ikën dëshira të kthehemi prapë”, thotë ajo.
Reagimi i plotë i shqiptares
Është me të vërtetë e trishtueshme për ne shqiptarët që jetojmë jashtë shteti, të trajtohemi shumë keq nga vendi ynë. Këtë vit kompanitë e fluturimit, Ernest e Blue Panorama, kanë bërë shumë rrëmujë. Si është e mundur, kur ne prenotojmë biletat, e rrimë të sigurtë që do arrijmë në vendin tonë sipas kriterit të biletës, gjendemi në situata të papritura, ndërrim aeroporti, ndërrim date të nisjes dhe të kthimit, pleq me moshë delikate për orë të tëra në aeroporte, e nganjeherë të kthyer mbrapsht për t’u nisur një ditë më vonë dhe nqs nuk na pelqen ideja na thonë te rimbursojmë biletën!!!
Është e thjeshtë të thuhet kështu pak ditë para nisjes, o në të njëjtën ditë, sepse ata e shesin 4 herë më shumë biletën.(për të mos folur dhe për çmimet e ekzagjeruara që aplikojnë në korrik e gusht sikur të jesh duke udhëtuar në Amerikë). Ne gjendemi në situatë delikate e të detyruar të pranojmë çdo lloj ndryshimi.
Është e ligjshme të sillen kështu?! Mund të kuptoj kur ndodh një herë, për ndonjë motiv të jashtëzakonshëm, po këtë vit të gjithë të afërmit e mi që kanë lëvizur kanë pasur ndryshime aeroporti e date. Këto situata janë të përditshme. Shpresoja deri në fund që të mos më ndodhte dhe mua.
Dje më telefonuan që nuk është më e mundur të nisem nga Firenze, vetëm nga Pisa dhe më thanë që nuk mund të nisem ditën e parashikuar në biletë, do udhëtoj një ditë para e të kthehem një ditë para, pak ju intereson atyre se ne kemi marrë pushimet e nuk mund t’i ndërrojmë sipas qejfit tonë.
Shumë të gatshëm për të më kthyer lekët nëse nuk jam dakort me ndryshimin e propozuar!!! Në aeroportet italiane përgjigjen që nuk varet nga këtu, por nga vendi ynë. Faleminderit vendi ynë që na bën të ndjehemi të huaj e na ikën dëshira të kthehemi prapë