Banorët e fshatit shqiptar i dalin në mbrojtje Martin Shkrelit që rriti çmimin e ilaçit kundër HIV/AIDS – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Banorët e fshatit shqiptar i dalin në mbrojtje Martin Shkrelit që rriti çmimin e ilaçit kundër HIV/AIDS

15:07 | 27/07/2017
në Shqiperi
0
Martin Shkreli, former chief executive officer of Turing Pharmaceuticals LLC, smiles during a House Committee on Oversight and Government Reform hearing on prescription drug prices in Washington, D.C., U.S., on Thursday, Feb. 4, 2016. Shkreli, who is no longer with Turing and faces federal fraud charges unrelated to the drugmaker, declined to make any comments to the committee. "On the advice of counsel, I invoke my Fifth Amendment," Shkreli said. Photographer: Pete Marovich/Bloomberg via Getty Images

Agjencia e lajmeve Reuters i ka kushtuar një artikull Martin Shkrelit, sipërmarrësi farmaceutik që tani konsiderohet si më “i urryeri në botë” për shkak të rritjes së çmimit të një ilaçi kundër infeksionit për pacientët me HIV/AIDS.

“Reuters” ka marrë në intervistë banorët të fshatit Shkrel, nga ku familja e Martinit është zhvendosur në SHBA. Disa prej tyre e mbrojnë vendimin e Martin Shkrelit, por ka dhe nga ata që nuk ndihen krenarë për atë që ai ka bërë.

I njohur si “njeriu më i urryer në SHBA” nga shtypi amerikan, sipërmarrësi farmaceutik Martin Shkeli ka sjellë krenarinë dhe turpin edhe në fshatin ku lindi në Shqipëri nga i cili ka dhe mbiemrin.

Read more

“Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve

Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

Kur krimi bën fushatë dhe policia bën selfie: Shqipëria që nuk e sheh më armën, se ka mësuar të jetojë me të

Erjon Nexhipi i jep 227 MLN lekët e Muzeut Dritëro Agolli biznesmenit të denoncuar nga KLSH

Ish-ekzekutivi 34-vjeçar i kompanisë së ilaçeve dikur pretendonte se ishte shqiptari më i suksesshëm në botë. Por banorët e fshatit malor Shkrel, janë të ndarë përsa i përket opinionit për Martini, i cili rriti çmimin e ilaçit jetë-shpëtues me 5000% dhe tani ndodhet në gjyq për mashtrim letrash me vlerë në Nju Jork.

“Ne kemi dëgjuar që ai shpiku ilaçin për kancerin dhe u gëzuam që një bashkë-fshatar i yni u bë shkencëtar i madh,” thotë Pjeri Ivanaj, 54 vjeç, një punonjës i zyrës së sigurimeve shoqërore.

“Por ne u ndjemë shumë keq kur mësuam në internet apo radio se ai i kishte ngritur shumë çmimin” thotë ai.

Shkreli tërboi pacientët dhe ligjvënësit amerikanë duke rritur çmimin e ilaçit kundër infeksionit të përdorur nga pacientët me HIV/AIDS në 750 dollarë nga 13.5 dollarë kur ishte shef ekzekutiv i Turing Pharmaceuticals.

Ai aktualisht ndodhet në gjyq me akuza që nuk lidhen me rritjen e çmimeve, por për mashtrim të investitorëve gjatë menaxhimit të dy fondeve në periudhën 2009-2014. Avokati i Shkrelit, Benjamin Brafman, refuzoi të komentojë për këtë ngjarje.

Shqipëria doli nga izolimi i rreptë komunist në fillim të viteve 1990, ndonëse është zhvilluar si komb i vogël ballkanik.  Në shumë mënyra, Shkreli është një shembull për t’u ndjekur për më shumë se gjysmën e popullsisë 3 milion banorëshe të Shqipërisë, sondazhet në të cilën tregojnë se të shumtë janë ata që duan të shkojnë jashtë vendit për një jetë më të mirë, dhe aq më tëepër ata që jetojnë në fshatin ku Shkreli lindi 125 km në veri të kryeqytetit Tiranë.

“Ai nuk është një njeri i zakonshëm. Gazetat nuk do të shkruanin për një person të zakonshëm. Ai është i rëndësishëm në biznes. Kongresi Amerikan ka pasur të bëjë me të. Po ashtu edhe gjykatat,” tha Fran Shkreli, 66 vjeç, i cili nuk ka lidhje familjare me Martinin.  “Ai më duket i suksesshëm dhe nuk më vjen turp nga ai”.

Shumë prej tyre e dinin që Shkreli ka thënë se ai financiarisht ishte më i sukseshëm dhe se Nënë Tereza, fituese e Çmimit Nobel për Paqen dhe e shpallur Shenjtore nga Kisha Katolike e Romës, një koment që ka shkaktuar shumë kritika në rrjetet sociale.

Kur u pyet se çfarë mendonte për një krahasim të tillë, Fran Shkreli tha: “E  ka gabim”. Në një lokal të zonës, pronari Nikolin Stërkaj dilte në mbrojtje të Shkrelit, ndërkohë që i shërbente klientëve të tij birrë.

“Është kapitalizëm. Ai ka të drejtën të bëjë çfarë të dojë me çmimet e mallrave të tij në treg,” tha Stërkaj, i cili kishte punuar për më shumë se 1 dekadë në Itali, përpara se të hapte lokalin në fshat.

Në zyrën e tij, pranë lokalit të Stërkaj, Gjovalin Rrakaj, një nënpunë komunal i cili tha se gruaja e tij kishte lidheje me Shkrelin, tha se njerëzit ishin të zhgënjyer nga ajo që dëgjuan për rritjen e çmimit të ilaçit.

“Si shqiptarë që jemi mendojmë se duhet t’i ndihmojmë njerëzit,” tha ai. Disa në fshat e mbanin mend familjen e Shkrelit, duke thënë se kishin shkuar në Mal të Zi shumë vite më parë dhe në SHBA në mesin e viteve 1960.

Shtëpitë e tyre nuk qëndrojnë më në këmbë dhe i vetmi që ka ardhur sërish për t’i vizituar ka qenë xhaxhai. Martin Shkreli lindi dhe u rrit në Brooklyn, ku kanë përfunduar edhe familjarë të tjerë të fisit Shkreli.

Sot fshatarët thonë se u duhet të luftojnë shumë për të jetuar, dhe merren me livando duhani dhe bagëti. Ata ankohen për infrastrukturën, duke thënë se zona po bëhet gjithnjë e më e zytë.

“Njerëzit janë larguar, se ky është vend i pabanueshëm, dhe askush nuk ka vënë dorë këtu në 25 vite,” thotë Ejell Kapllaj, 55 vjeç.

Etiketa: banoret e fshatitilaci per HIV/AIDSkapitalizemMartin Shkrelisipermarresi

Të Lidhura

“Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve

“Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve

nga 27 ok
15:45 | 28/04/2025
0

Në super tenderin e rikonstruksionit të Shtëpisë së të Moshuarve në Poliçan puqen kryebashkiaku i korruptuar Adriatik Zotkaj dhe Eral...

Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

nga 27 ok
15:42 | 28/04/2025
0

Fusha e sportit në Valias është kthyer në shesh korrupsioni, ku kryetari i Bashkisë Kamëz, Rakip Suli ka favorizuar Astrit...

Kur krimi bën fushatë dhe policia bën selfie: Shqipëria që nuk e sheh më armën, se ka mësuar të jetojë me të

Kur krimi bën fushatë dhe policia bën selfie: Shqipëria që nuk e sheh më armën, se ka mësuar të jetojë me të

nga 27 ok
18:45 | 18/04/2025
0

Në 24 orët e fundit, Shqipëria u zgjua dhe u errësua me krisma armësh. Një atentat në Lezhë dhe një...

Erjon Nexhipi i jep 227 MLN lekët e Muzeut Dritëro Agolli biznesmenit të denoncuar nga KLSH

Erjon Nexhipi i jep 227 MLN lekët e Muzeut Dritëro Agolli biznesmenit të denoncuar nga KLSH

nga 27 ok
16:02 | 06/04/2025
0

Pasi i hëngrën fjalët dhe premtimet për vite me radhë, pushtetarët duket se do të hamë edhe lekët e tenderit...

Para
Tirana me një park të ri aventurash në Dajt

Tirana me një park të ri aventurash në Dajt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve

“Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve

15:45 | 28/04/2025
Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

15:42 | 28/04/2025
Kur krimi bën fushatë dhe policia bën selfie: Shqipëria që nuk e sheh më armën, se ka mësuar të jetojë me të

Kur krimi bën fushatë dhe policia bën selfie: Shqipëria që nuk e sheh më armën, se ka mësuar të jetojë me të

18:45 | 18/04/2025
Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

16:35 | 18/04/2025
Erjon Nexhipi i jep 227 MLN lekët e Muzeut Dritëro Agolli biznesmenit të denoncuar nga KLSH

Erjon Nexhipi i jep 227 MLN lekët e Muzeut Dritëro Agolli biznesmenit të denoncuar nga KLSH

16:02 | 06/04/2025

Më Të Lexuarat

  • “Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve
  • Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit
  • Kur krimi bën fushatë dhe policia bën selfie: Shqipëria që nuk e sheh më armën, se ka mësuar të jetojë me të
  • Kosovë, na fal për 12 vite!
  • Erjon Nexhipi i jep 227 MLN lekët e Muzeut Dritëro Agolli biznesmenit të denoncuar nga KLSH
  • Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve
  • Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com