Letra e presidentit serb Aleksandar Vuçiç e botuar dje në mediat botërore, ku i kërkonte popullit serb të reflektonte mbi marrëdhëniet me shqiptarët dhe premtonte një marrëveshje me Kosovën, u komentua si një kthesë e fortë e politikës serbe.
Më poshtë po ju sjellim të plotë letrën e një serbi dedikuar mikut të tij shqiptar publikisht në facebook. Letra është një impresion i tij pas vizitës në Shkodër dhe bisedës me djalin e tij të vogël për Isa Boletinin e mitin e kalasë së Rozafës.
Marko Konjeviç nga Serbia është njohur me Armer Jukën nga Shkodra gjatë punës së tyre për një kompani gjermane, por të dy i ka lidhur një miqësi njerëzore përtej zyrës.
Në facebok-un e tij, Marko ka publikuar dhjetra foto nga Shkodra me flamurin shqiptar dhe mikun e tij, të cilit i ka dedikuar dhe letrën e mëposhtme ku shpreh një këndvështrim të ri për historinë serbo-shqiptare.
Dy tregime të shkurtra rreth shqiptarëve dhe serbëve
Nga Marko Konjeviç
Rasti 1: Kalojmë monumentin në Shkodër dhe djali im Luka më pyet: Babi, cili është ky? Përgjigja: Është Isa Boletini, hero kombëtar për shqiptarët, por në shkollë do të mësoni se ai është një vrasës dhe një bandit. Luka: Pse? Unë: Sepse në histori njerëzit kanë mendime të ndryshme nga perspektivat e tyre dhe shpesh heronjtë bëjnë dhunë ndaj armiqve të tyre për të arritur qëllimet e tyre. Luka: Pra, a është ai një hero apo një kriminel?
Po ashtu, i tregoj një histori për politikanin shqiptar Esat Pashë Toptani, i nderuar nga serbët dhe i përçmuar nga shqiptarët.
Disa orë më vonë ia tregoj historinë mikut tim të dashur Armer Juka, i cili është mikpritësi ynë në Shqipëri. Armeri është pasardhës i një familjeje fisnike, e cila ishte një nga mbrojtëset e Shkodrës kur ushtritë serbe dhe malazeze e kishin rrethuar qytetin. Armeri përgjigjet: Po ai është Isa BoletiNAC (shqiptimi serb i emrit Isa Boletini) … Njerëzit në Shqipëri nuk e marrin në konsideratë përgjithësisht se ai ishte njeri i pa arsim, ndoshta me pikëpamje të kufizuara në idetë e tij për kohën kur jetoi. Historia e thjeshtëson atë më së shpeshti.
Rasti 2: Jemi në muret e kështjellës Rozafa. Ka gjurmë otomane dhe venedikase. Guida jonë na tregon tre lumenj dhe liqenin dhe fillon me një histori rreth legjendës së trishtuar se si u ndërtua kalaja. E ndërpres dhe i tregoj për poezinë “Zidanje Skadra na Bojani”. Armer pyet nëse mund ta dërgojmë tekstin në anglisht ose frëngjisht, dhe e bëjmë sigurisht. Ne konkludojmë se shqiptarët
dhe serbët ndajnë të njëjtat legjenda dhe ne serbët mësojmë se në Shqipëri jetojnë disa serbë (të cilët e konsiderojnë veten si serbë dhe flasin gjuhën serbe), gjithashtu njerëz myslimanë që flasin “nashki”, të cilën edhe shqiptarët e quajnë “nashki” (“nashki” është zhargon serb për “e jona” kështu që do të ishte “gjuha jonë”). Por këta njerëz e konsiderojnë veten shqiptarë dhe në dasma shqiptare nëse “nashki” ose serbët janë mysafirë, disa këngë serbe luhen për t’i nderuar ata.
Për të mos thënë se në radio AL BANO që kapëm, në radio një melodi folk, ishte e njëjtë si ajo serbe, por u këndua në gjuhën shqipe, sepse ajo është muzika popullore “folk shqip”.
Kjo përvojë më cakton një detyrë, për të gjetur një fjalim të deputetit serb Dragisha Lapçeviç nga viti 1914 dhe ta përkthej atë në gjuhën angleze për ta ndarë atë me miqtë e mi nga Shqipëria, si dhe për t’i kujtuar bashkatdhetarët e mi kurdo që të mundem se kur vajtohej në muret e Beogradit në vitin 1807, u vajtua në gjuhën shqipe pranë serbëve kundër otomanëve dhe se ka një histori që nuk është thënë për hir të interesave afatshkurtëra të politikanëve. Unë po filloj me djalin tim Luka. Për të gjithë ata që kishin durim ta lexonin këtë, faleminderit!