Fletëpalosje raciste kundër emigrantëve janë shpërndarë pak ditë më parë në tregun e komunës së Rozzanos në provincën e Milanos në Itali.
Media italiane “Il Giorno” ka shpërndarë një fotografi origjinale të fletëpalosjes me përmbatje shokuese kundër emigrantëve, mes të cilëve dhe kundër atyre me kombësi shqiptare e kosovare.
Mbi këtë fletëpalosje lexohet gjithashtu informacioni se është shkruar nga një këshilltar bashkiak i Partisë Demokratike të kësaj qyteze.
Gjithashtu mediat italiane informojnë se ky fletëpalosje është shkruar nga këshilltari bashkiak Marco Andrea Ercoli, i cili ia ka shpërndarë privatisht kolegëve të tij të Këshillit komunal të Rozzanos.
Supozohet se një prej tyre ka stampuar mbi 100 kopje për të informuar qytetarët e kësaj komune se këshilltari në fjalë ka ideale raciste e fashiste.
Kryetari i Bashkisë së Rozzanos ka justifikuar gjithçka ka ndodhur duke e quajtur “si një gabim të pavullnetshëm”.