Disa çaste më parë tek Pallati i Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet ndodhi një aksident automobilistik. Sipas dëshmitarëve, autobusi i linjës së Yzberishtit u përplas me atë të Tiranës së Re. Shkak i përplasjes është bërë një automjet tip “Fuoristradë” që i preu rrugën shoferit të autobusit të Tiranës së Re dhe pasi frenoi goditi autobusin e linjës së Yzberishtit i cili ndodhej pas tij dhe po udhëtonte me shpejtësi. Nga raportimet bëhet e ditur se kanë mbetur të plagosur lehtë 3 persona që udhëtonin në autobusin e Tiranës së Re.
Pasqyra e përparme e autobusit të Yzberishtit hyri në pjesën e pasme të autobusit të Unazës së re duke goditur pas koke një zonjë rreth 50 vjeç e cila mbeti e gjakosur në kokë dhe krahë. Dy personat e tjerë morën plagë në qafë dhe krahë nga krisja e xhamit. Dëshmitarët thonë që të plagosurit u larguan vetë për në spital. Ndërkohë që ambulanca dhe policia u gjetën në vendngjarje 10 minuta pas aksidentit.