Ishin shpallur në kërkim për zhvatjen e qytetarëve, por u arrestuan nga Policia e Tiranës burrë e grua, Alfred dhe Ornela Aku, 36 dhe 32 vjeçe, të dy banues në Tiranë. Ata u ndaluan pasi kishin qenë të shpallur në kërkim nga Seksioni i Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Financiar.
Ndalimi i tyre nga Policia u bë dje në kuadrin e operacionit “Exchange”, të nisur pas informacioneve të marra në rrugë operative.
Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri- tjetrin iu kanë marrë shtetasve të ndryshëm shuma të konsiderueshme parash në euro dhe valutë me vlerë 430.000 euro.
Policia e Tiranës njoftoi se në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 773 400 lek , 450 euro, 100 dollar dhe 350 paund.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor në ngarkim të tyre për veprën penale “Mashtrim i kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga Neni 143/3 i Kodit Penal.