Në të parën dalje për mediat pasi u rikonfirmua si kryetar i PD, Lulzim Basha ka vlerësuar pjesëmarrjen e madhe në votime duke e lexuar si një besim që demokratët ia dhanë.
Ai ka falenderuar edhe rivalin e tij Eduart Selamin për pjesëmarrjen në garë.
“Demorkatet dolën dhe votuan duke shënuar rekord në zgjedhjet një anëtar një votë. Kjo pjesëmarrje masive është besim i demokratëve tek partia jonë. Kjo është shenjë që ata janë bashkë. Janë të vendosur të punojnë për forcimin e PD. Është mesazhi se e ardhmja e PD është e sigurt. Dua të falenderoj edhe Selamin për garën”. tha Basha.
Kreu i PD u shpreh se Partia Demokratike duhet të shohë përpara tashmë dhe të fitojë besimin e shqiptarëve.
“Vota juaj një borxh i madh për mua, borxh që do ua kthej duke punuar me vendosmëri. Vota e 60 mijë demokratëve vërtetoi se kauza e jonë çlirimit të vendit nga droga është kauza e kohës së sotme ,është një kauzë që do të shkojë përpara.
Gara tregoi se PD është një parti e madhe europiane, ne vërtetë humbën zgjedhjet por nuk humbëm forcën dhe kurojën, nuk humbën shprtin tonë kombëtar e europian. Do të japim kontributin tonë për të ardhmen e Shqipërisë”, tha Basha.