Banorët e zonës së Kodër Arapajt, që bllokuan për mëse 15 minuta unazën e plazhit pasditen e së premtes kanë shprehur gjithë indinjatën e tyre për veprimin e ndërmarrë nga autoritetet shtetëror për bllokimin me trafik ndarëse të kryqëzimeve kryesore përgjatë këtij segmenti rrugor.
Sipas banorëve, ky veprim u ndërmor gjatë natës dhe nuk u këshillua aspak me ta që tani ndihen të izoluar nga pjesa tjetër e plazhit, pasi nuk mund të hidhen nga ana tjetër e rrugës, pasi mungojnë mbikalimet dhe semaforët.
“Po na trajtojnë si kafshë. E bllokuan rrugën natën, pasi na morën votat”, shprehen disa prej tyre.