Basha është prova: Plaku i Vitit të Ri ekziston! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha është prova: Plaku i Vitit të Ri ekziston!

08:45 | 22/07/2017
në Opinion
0

Nga Lorenc Vangjeli

Nëse Edi Rama vendos të thotë që Plaku i Vitit të Ri ekziston, edhe më pak, nga ata pak që do ta dyshonin një gjë të tillë, do ta kundërshtonin. Në të kundërt, do ta besonin pjesmarrësit në dëgjesat publike, njerëzit që janë në listat e tij të pritjes për emërimet e reja, administrata e tranzicionit dhe Lulzim Basha; të gjithë këta njëlloj, por për arsye të ndryshme, do ta pranonin ekzistencën e Plakut të Vitit të Ri. Publiku i dëgjesave ka marrë më shumë se një shembull se mikrofoni në dorë, përballë me kryeministrin, është shkopi magjik që këtej zgjidh halle, andej godet në kokë atë që nuk ka zgjidhur hallin më parë. Njerëzit që presin emërimet e reja e dinë se e nesërmja e tyre, karriera dhe shumëçka që ato sjellin pas si efekt anësor, janë në dorë të kryeministrit. Po kështu dhe drejtuesit në administratë, drejtorë hipotekash, tatimesh, legalizimesh, burgjesh, shkollash e të tjerë, e të tjerë, sot janë përballë plumbit të ekzekutimit publik si në ruletë ruse. Po t’u vijë radha të jenë përpara mikrofonit, as Perëndia në qiell s’u bën dot derman! Këtë verë postfushatë, pushteti që buron nga populli, është pushteti i popullit.

Rasti i Lulzim Bashës është natyrisht më ndryshe. Ai besoi në ekzistencën e Babagjyshit në ditë më të freskëta. Vapa nuk kishte nisur ende atëherë dhe për më tepër ishte natë dhe ai ndjehej i lodhur nga një lojë që e shihte që luhej, por habitej pse po e pranonin si lojtar. Në këmbim i prodhuan bindjen se mund të ishte i treti që fitonte, kur ziheshin dy e më shumë të tjerë dhe se kishte shance më të mëdha se kushdo tjetër që të ishte kryeministri i vendit në shtator. Ka gjasa që Basha të besojë ende tek figura që mrekullon fëmijët duke pritur vjeshtën më të freskët se vera në Tiranë. Dhe nuk para ka gjasë të bëjë ndryshe përveçse të presë.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Edhe Ramës i duhet të presë. Së paku në këtë verë, mbas fitores që ai vetë e kërkoi, por nuk e besoi se do t’i vinte në këtë përmasë, ka zgjedhur këtë formë publike për të pritur shtatorin e mandatit të dytë. Për momentin ka një qeveri të tijën që as nuk e mbledh dot dhe as nuk e shpërndan dot. Një qeveri që ka legjitimitet numerik, por nuk ka të njëjtin legjitimitet moral dhe politik, sa kohë që buron nga dy marrëveshje politike, një me Metën e një me Bashën, që me përfundimin e zgjedhjeve, janë shuar dhe tejkaluar. Në mënyrë paradoksale, të vetmit njerëz që mund të komandojë sot njeriu më i fuqishëm në vend, janë zyrtarët e lartë të administratës. Mes të cilëve ka plot që kanë vese pushteti, që janë shpërdorues pushteti, që kanë shtrydhur pushtet, siç ka dhe shumë të tjerë që janë njerëz normalë të një kohe anormale që kalon vendi. Ndaj këtyre (e ka përcaktuar dhe në programin e 100 ditëve të para) Rama ka nisur kryqëzatën e tij. Një betejë që e ka tërësisht të përcaktuar fituesin, humbësit dhe efektet anësore: zgjidhjen aty-këtu të derteve të ca hallexhinjve me fat dhe pak tallje me shtetin.

Me të gjitha gjasat një gjë e tillë është e përkohshme. Rama e di mirë se cilido shqiptar ka një dekalog të pafundëm problemesh, nga ato vëlla me vëlla e motër me motër për një gardh, tek ilaçi që nuk gjendet, gjykatësi që nuk dha vendim të drejtë, zysha që nuk vuri notën e duhur, dhëndri pa punë, fqinji që sheh vëngër e të tjerë e të tjerë; di edhe se i vetëm mund të ndryshojë shumë, por nuk mund të bëjë dot asgjë për të ndryshuar një mbas një dhe rast pas rasti çdo fat individi. E bëri dhe mund ta bëjë me Lulzim Bashën. Në fillim e bindi se ekziston Plaku i Vitit të Ri, pastaj vazhdon ta shohë si vjen rrotull nëpër Shqipëri përballë një grushti demokratësh, në përpjekje që t’i bindë dhe ata se figura që dashurojnë fëmijët është reale dhe ekziston vërtet. Dhe se herët a vonë, duke pritur tek oxhaku, do të vijnë dhe dhuratat e premtuara nga qielli.

/javanews.al/

Etiketa: Basha është prova: Plaku i Vitit të Ri ekziston!dhuratatedi ramaLorenc VangjeliLulzim BashaparadoksalePlaku i Vitit të Ri

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Kryesia e PD-së rrëzon rivalët e Bashës: Zgjedhjet nuk shtyhen

Nis votimi për kryetarin e PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com