Bebe Rexha, tashmë një emër i rëndësishëm i muzikës botërore është takuar me kushërinjtë e saj në Shqipëri ndërsa prej ditësh po shijon pushimet në bregdetin tonë.
Këngëtarja ka publikuar një fotografi me të afërmit e saj ku bie në sy edhe prania e kryetares së Lëvizjes Soacialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.
“Mëngjes në të bukurën Shqipëri”, shkruan këngëtarja, e cila këto ditë do të japë edhe një koncert në Jalë.
Bebe ka postuar edhe një video, ku falenderon nënën e Monikës për byrekun që i pregatiti ndërsa ajo i thotë se kjo nuk ishte ardhje, pasi nuk i ka takuar të gjithë kushërinjtë.
“Kjo nuk ishte ardhje, nuk të kanë taku të gjithë njerëzit. S’i ke taku akoma kushërinjtë, akoma si ke kalu me kafe”, thotë zonja Fatime, ndërsa Bebe qesh.