Pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, policia shqiptare ka arrestuar 36 vjeçarin shqiptar.
Policia e Lezhës, njofton se në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, është bërë e mundur lokalizimi dhe kapja në fshatin Manati në Lezhë, të Gjikolajt, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.
Ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar me datë 16 qershor të këtij viti nga Interpol Roma, pasi të, Gjykata e Torinos, me datë 22.06.2016 ka lëshuar urdhër arresti për kryerjen e veprës penale “Shfrytëzimit të prostitucionit” parashikuar nga legjislacioni italian.