E shkarkuara letër Ramës: Çfarë ka kriminale në mua zoti kryeministër? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E shkarkuara letër Ramës: Çfarë ka kriminale në mua zoti kryeministër?

11:18 | 20/07/2017
në Shqiperi
0

Alma Jaku, drejtore e Postës Shqiptare në Lezhë u shkarkua nga detyra një javë para zgjedhjeve në valën e madhe të shkarkimeve në administrate.

“Nuk është njeri i besuar”, ishte motivacioni absurd i shkarkimit të Jakut, e cila vinte nga radhët e LSI.

Sot, ajo i drejton një letër të hapur Ramës, një letër të ndjerë e prekëse, pas leximit të së cilës kryeministrit do t’i duhet të marrë frymë thellë.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

“… Në 2010 jeta ime mori një kthesë. Vdekja e tim biri pas lindjes më ktheu botën përmbys, e gjeta veten në një grua depresive, obeze, pa motiv për jetën që s’doja të jetoja më. Gjithçka u bë terr, harrova tim shoq, tim bir (kisha dhe një djalë)…”, i shkruan ndër të tjera ish-drejtoresha Ramës në letër.

Letra e plotë e Alma Jakut

Zoti Kryeministër!

Çuditërisht e gjeta veten me epitetin drejtoresha e krimit dhe korrupsionit, në takimet  elektorale të njerëzve  të tu. Më quajtën ashtu ata që s’më njihnin, veç më kthyen emrin në një logo partie, dhe pse sigla ime ishte ndryshe nga e tyre unë isha krimi, korrupsioni, e keqja .

Kishte dhe socialistë të  ndershëm që më dhanë  kurajo: “Kështu  e kanë fushatat!”

Kush jam unë ?

Një vajzë e rritur në fshat që u ngrit me forcë, shumë herë gërvishta gjunjët po qëndrova në këmbë! Kur gjithë rinia e fshatit tim zgjodhën kurbetin, unë zgjodha Shqipërinë. Aq e doja dhe e dua këtë vend, sa kurrë s’desha të iki, sot nuk e di më a dua të rris fëmijët këtu!

Në 1994 dogja mundësinë  e studimeve për mjekësi në Itali. Ëndërroja  të isha mjeke urologe, t’i shërbeja Zadrimës  sime po si fëmijë që isha prej mallit u ktheva në Shqipëri. Dhe lufta e jetës sime u ashpërsua …

Luftë me mentalitetin e tim eti dhe të fshatit.

Koha u kthye pas … vajzat duhej të martoheshin ne moshën 14-vjeçare, një histeri kolektive e shoqërisë  shqiptare në fshatrat e veriut pas viteve ‘90, ku arsimimi i femrës u bë tabu. Do të duket absurde kjo, por shumica e shoqeve të mia të fëmijërisë kanë fëmijë mbi 20-vjeçarë sot.

Ja dola gjithsesi mes shumë peripecive, ndryshe nga ëndrra e mjekes konkurrova për mësuesi dhe fitova si studente dite, e dija që mund të detyrohesha ta ktheja me sistemin korrospondencë, si dhe ndodhi.

Sot, jam e diplomuar në mësuesi dhe inxhinieri agroushqimore.

Nuk isha një studente ekselente, por pasioni, dashuria për punën dhe njerëzit më bëri një mësuese dhe drejtuese të mirë në 17 vitet e punës sime.

E urreja politikën, kisha parë familjen time që rropatej pas PS, zhgënjimet pas fitoreve, shitja e mandatit për kryetare komune që fitoi mami im, 2 kg tritol në banesë, kërcënimet, lajmi i arrestimit për futje me armë në qendrën  e votimit për tim atë ditën që votohej ime më dhe PS-ja jote s’e pergënjeshtronte dhe pse ishte i pasaktë, etj. Nëna ime ka qenë dhe në listat tuaja personale për deputete, familja ime ishte një nga shtyllat e PS në Zadrimë, ato kohë kur votat merreshin me burrëri e besë e jo si sot.

Po ti i hodhe poshtë kur vendose të kandidoje nën siglën e PS kryetarin e komunës së djathtë asokohe, pikërisht atë që bleu mandatin e PS në zgjedhjet e mëparshme .

Dhe familja ime doli nga politika me një letër të drejtuar ty që nuk ju përgjigje kurrë, nuk e di nëse e more apo jo.

Në 2010-ën jeta ime mori një kthesë. Vdekja e tim biri pas lindjes më ktheu botën përmbys, e gjeta veten në një grua depresive, obeze, pa motiv për jetën që s’doja të  jetoja më. Gjithçka u bë terr, harrova tim shoq, tim bir (kisha dhe një djalë).

Duke parë si isha katandisur im shoq me nxiti të merresha me diçka, vetëm  për të mbushur kohën. Unë s’kam  qënë, as jam politikane. Zgjodha të aderoj tek LSI, për shkak të njerëzve të mirë që njihja aty, ata të PS në qytetin tim i njihja prej familjes sime çfarë “brumi” ishin, tek PD nuk njihja askënd dhe u bëra “politikane “.

Pas fitores së bashkisë u punësova si drejtuese në një qëndër përkujdesi, Qendra e Zhvillimit Ditor Lezhë dhe nga një institucion në hije e ngrita në një model pozitiv, sepse i vura zemrën, shpirtin dhe arrita të sjell në Lezhë shërbim model për PAK. I sollëm qytetit medalje të artë e të argjentë ndërkombëtare në Olimpikun Special, paçka se jo çdokush ka nge të merret me institucione për PAK dhe nuk është se binte shumë në sy, veç atyre që e njihnin këtë fushë. Unë e dashuroja atë punë dhe gjithçka ja dedikoja engjëllit tim të qiellit.

Po kur sofra shtrohet gjithçka shkon mirë ndodh që duhet të ikësh dhe unë ika nga puna e zemrës për arsye politike.

Puna ime e tretë ishte Posta Shqiptare. Ishte larg natyrës sime sociale, larg botës së fëmijëve dhe pyetja ime e parë ndaj vetes ishte ç’të bëj unë me letrat, ato nuk kanë shpirt?!

Pas shumë vitesh pune më ishte rrënjosur korrektesa , drejtësia në punë dhe unë s’mund të ndryshoja më , por dhe besoja me shpirt që Shqipëria po ndryshonte dhe njerëzit e ndershëm i duheshin shoqërisë ndaj mendoj që dhe pse se dashurova e bëra me korrektesi si punë.

Nuk mora kurrë në jetën time rryshfet për vende pune, shërbim ndaj qytetarëve, çka e solli Postën e Lezhës në bilance pozitive, tejkalim plani, kursim shpenzimesh, asnjë dëm financiar. Normal që duhet të kesh parasysh se posta është një instuticion me paga qesharake, kushte të vështira pune, shtoj dhe faktin që çdo herë që doja të merrja një vendim kundrejt një punonjësi të parregullt kisha ndërhyrje nga “lart” dhe sikleti më i madh ishte kur ishin të PS, sepse quhej sulm politik.

Gjithë vitet e punës sime nuk bëra asnjë shkarkim politik dhe mendoj që para stafit tim dhe qytetarëve isha një drejtuese korrekte pa ndikime politike.

Po një ditë të bukur, ti u zemërove keq me partinë time dhe urdhërove të shkarkoheshin gjithë drejtuesit e LSI .

U bëra sigël partie, nuk kisha më vlera njerëzore, as pune dhe me katër rrjeshta qesharakë u shkarkova menjëherë nga puna. Pyes veten pse nuk arrestova, kur isha kaq e rrezikshme për shoqërinë? Shumë  mirë mund të më ofrohej një ulje në detyrë .

Unë jam nënë, kam dy fëmijë dhe çmimi i ndershmërisë në punë janë problemet financiare në momentin që humbet punën. Më është dashur t’i shpjegoj tim biri, 11-vjeçar se nga puna nuk largohen veç të “këqinjtë” dhe se unë mami i tij nuk kisha bërë “gabime”.

Sot, e gjej veten papunë s’e di ku të aplikoj. Në institucionet shtetërore jam sigël partie, në ato private Lezha nuk ofron shumë mundësi për një inxhinier agroushqimor apo mësues dhe si nënë me fëmijë të mitur kam vështirësi, përsa u përket orareve.

Me thuaj i dashur Kryeministër!

Çfarë ka kriminale në mua?

Vërtet beson se ata që janë në listëpritje për vende pune drejtuese apo administrate janë “ajka” dhe njerëzit e ndershëm ndahen sipas logove partiake?

A është e drejtë që në 2017 të ketë shkarkime politike?

Sa kosto do të ketë Shqipëria nga shkarkime pa shkaqe të justifikuara?

Kosto financiare, morale, njerëzore.

Ndoshta do të gjenden  presje, pika  për të hedhur baltë mbi mua për këtë letër, se jam grua e përbaltem lehtë, po unë e dua vendin tim dhe kjo letër e hapur shpresoj të të bëjë t’i shohësh njerëzit ndryshe; nuk jemi sigla, jemi njerëz, shtetas shqiptarë që zgjodhëm të mos iknim.

Me zemër,  Alma Jaku!

(Referencat e mia të punës  mund t’i gjesh pranë Sh.S.Sh dhe Postës Shqiptare )

/newsbomb.al/

Etiketa: Alma Jakuedi ramaleterLezhePosta Shqiptareu shkarkuaZadrimë

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Ushtria kundër kanabisit/ Kodheli: Manjani lëshoi batutën nga kolltuku

Kodheli humb gjyqin me ministrin Demiraj, por nuk ndalet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com