Nga shqiptar i Çamërisë tek çami i pabesë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nga shqiptar i Çamërisë tek çami i pabesë

13:17 | 18/07/2017
në Opinion
0

Nga Arben Llalla

Çfarë ndodhi me shqiptarët e Çamërisë që erdhën refugjatë politikë në Shqipëri pas tragjedisë që ndodhi më 1944-’45, kur ushtria EDES e udhëhequr nga Napoleon Zerva kryen genocid mbi këta njerëz. Në fillim sistemi komunist në Shqipëri me ndihmën edhe të minoritarëve grekë, të cilët ishin të shumtë nëpër institucionet drejtuese të larta të shtetit u përkujdesën që të fshinin nga kujtesa e shqiptarëve të Çamërisë historinë dhe kulturën e tyre të lashtë. Qysh më krye gjeti shtrat fjala ogurzezë se çamët janë të pabesë dhe kanë bashkëpunuar me italianët dhe gjermanët kundër popullit grekë. Por, në të vërtetë çamët ishin rreshtuar në masë të madhe në ushtrinë partizane greke EAM-ELAS dhe shqiptare UNÇ.

Sistemi komunist u përkujdes që në postet e larta të shtetit shqiptarë të mos kishte asnjë drejtues që ishte me origjinë nga Çamëria, duke lënë të mendohet se çamët i përkasin një shoqërie të ulët. Në fakt, historikisht nga fara e shqiptarëve të Çamërisë kanë dalë shumë burra të zgjuar e të ditur që kanë qenë edhe drejtues të lartë të perandorisë osmane, pa folur për Gjin Bue Shpatën, i cili ishte shqiptar i Çamërisë. Marko Boçari nga Çamëria që bëri fjalorin greqisht-shqip më 1809, pa folur për trimëritë e tij në çlirimin e Greqisë. Për të vazhduar me ideatorin e Lidhjes së Prizrenit Abedin Pashë Dinon, e mjaft të tjerë. Pra, për një fqinjësi të mirë me Greqinë, Shqipëria komuniste nisi të shkruaj librat e rinj për atë që nuk ka ndodhur dhe s’kanë qenë asnjëherë çamët; histori e re, me kulturë të re.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Kështu pas viteve 1990 ishte e vështirë që pas 50 viteve dhe dy brezave të thuhet e të mbrohet e vërteta për shqiptarët e Çamërisë. Vetë kombi shqiptar, pothuajse kishte harruar se çfarë ishte dhe është në të vërtetë, sepse ishte kultivuar teoria e njeriut të ri socialist, “internacionale do të jetë jeta e re”, pra kozmopolitizmi. Komunizmi pati suksese në besueshmërinë e teorisë se shqiptarët e Çamërisë janë ndryshe nga ne, shqiptarët e Republikës së Shqipërisë, ata ishin dhe janë të huaj për ne, ata janë “çamët e pabesë”, ndërsa ne jemi shqiptarët me besë, që përbuzim vëllanë tonë prej Kosove apo Çamërie për mikun grek e serb.

Ajo që është edhe më tragjike, vetë shqiptarët po “gëlltitin” çështjet e tyre kombëtare, sepse në mënyrë fanatike në emër të anëtarësimit në BE janë vënë të bindur në shërbim të grekëve dhe sllavëve. Dikush për t’ju bërë qejfin grekëve manipulon zgjedhjet që të mbesin jashtë Kuvendit ata që mbajnë mbi supet e tyre çështjet e ndryshme kombëtare nga Çamëria, Ilirida, e kështu me radhë. Ndërsa, ai më i “shkurtëri” kërkon që shqiptarët t’i lërë konsumatorë të produkteve serbe duke na kthyer në shërbëtorë të tyre.

Por, lavdi Zotit, ka ende shqiptarë që nuk ju binden servilitetit dhe nuk bëjnë marrëveshje në dëm të çështjeve kombëtare. Mirëpo, është mëkat që raca shqiptare të bëhet shërbëtore e grekëve dhe serbëve duke ju shërbyer symbyllurazi për interesat karrieriste të disa individëve që këshillohen me pjellën e keqe që i kanë shërbyer tradicionalisht UDB-së dhe Asfalisë.

Dhe sigurisht të gjitha këto “ia them nuses që t’i dëgjojë vjehrra”. Dhe në këtë rast “vjehrra” është udhëheqja politike e shqiptare që i uroj të mos ketë “vesh të rëndë”, sepse lufta ideologjike midis atyre që thonë dhe mbrojnë të vërtetën vazhdon ende përballë legjionit të njerëzve me aftësi të kufizuar intelektuale që në shqip i thonë: Të paditur!

Etiketa: Abedin Pashë Dinoarben llallaCameriaçami i pabesëGjin Bue ShpataIliridaMarko BocariNapoleon ZervaNga shqiptar i Çamërisë tek çami i pabesëtë paditur

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
3 miliarderët që s’do ua lënë milionat fëmijëve të tyre

3 miliarderët që s’do ua lënë milionat fëmijëve të tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com