Rosemary Smith është 79 vjeç dhe njihet si një nga njerëzit më të rëndësishëm në historinë e motosportit.
Në mesin e viteve ’60, kur gratë nuk mendoheshin në timon Rosemary nisi të merrej me Rally dhe fitoi disa gara.
“Emri im është Rosemary Smith dhe pasioni im është të ngas makinën me shpjetësi, me shumë shpejtësi”, tregon ajo.
Sot, në moshën 79-vjeçare ajo ka pilotuar një makinë të Formula 1.
Gruaja nga Dublini vendosi një rekord të ri duke u bërë personi më i moshuar që e bën diçka të tillë.
“Nuk mendoja kurrë se do ia arrija kësaj dite. Një makinë F1 është krejt ndryshe nga makinat e tjera. Ishte një eksperiencë fantastike”, shprehet 79-vjeçarja.