Pas ndërhyrjes që qeverisë italiane për zgjidhjen e problemit të bankave venedikase po shikohet mundësia që mund të ofrojë vendi ynë.
Mediat italiane shkruajnë se sipas raportimit të disa agjencive ndërkombëtare një koncorsium i disa sipërmarrësve katolikë janë shumë të interesuar për blerjen e degëve të kësaj banke në Shqipëri dhe Rumani.
Sipas informacioneve do t’i dërgohet një kërkesë Bankës së Shqipërisë për hapjen e procedurave që do të mundësojnë blerjen e Bankës Veneto. Një hap formal i nevojshëm për autorizimin e proceduarave që do të çojnë në finalizimin e këtij plani paraprak.
“Zëra të brendshëm të kompanisë konfirmojnë këto lëvizje të palëve të treta dhe sipas informacioneve të grumbulluara pozicioni bankar i gjigandit italian në Shqipëri do të ketë një karakter mbizotërues që do të ushtrojë presion mbi sistemin bankar të vendit të vogël ballkanik”, citon diggita.it.