Një aksident automobilistik ka ndodhur paraditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, duke rënduar trafikun.
Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, por nuk ka pasur persona të lënduar, vetëm dëme materiale.
Si pasojë e aksidentit në rrugën Tiranë-Durrës trafiku është rënduar për disa momente, edhe për shkak të dyndjes së njerëzve drejt plazheve.