Dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë grabitur një resort në rrugën automobilistike Ahmetaq- Rinas rreth orës 22:50 minuta të ditës së djeshme.
Pasi kanë kërcënuar me armë recepsionisten ata kanë arritur të marrin 100 000 lekë dhe më pas janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja.
Policia po merr në pyetje punonjësen ndërsa janë sekuestruar kamerat e sigurisë së resortit ku u krye grabitja.