Një autobus me turistë u përfshi nga flakët në autostradën A9 në jug të Gjermanisë, pasi u përplas me një kamion pranë Shtambah në veri të Bavarisë.
Disa pasagjerë kanë marrë dëmtime të rënda ndërkohë që ekziston frika se të tjerë mund të kenë humbur jetën. Disa helikopterë shpëtimi i janë bashkuar punonjësve të emergjencës të pranishëm në vendngjarje.
Një zëdhënës i policisë raportoi për mediat gjermane se në orët në vijim pritet të zbardhet dinamika e ngjarjes dhe shkaku i saj. Gjithashtu, pritet të konfirmohet nëse ka viktima.