Banorët e një pallati në qendër të Gramshit i cili u shkrumbua nga flakët mesnatën e 19 shkurtit kërkojnë solidaritetin e shqiptarëve për t’i ndihmuar pasi nuk kanë mbështjetje në asnjë vend tjetër.
Sot pas 4 muajsh edhe pse nuk jetojnë më në këto banesa familjarët thonë se ende paguajnë rregullisht faturat e energjisë elektrike dhe ujit.
18 banesa u shkrumbuan atë natë. Autoritetet thanë se shkaku i rënies së zjarrit ishte soba me dru e një banese që dogji çatinë e më pas u përhap në katet e sipërme të godinës 3 katëshe.
Bashkia në atë kohe iu premtoi se do i dëmshpërblente 100% me fondet e emergjencës madje do u paguante edhe qiratë. Sipas banorëve vetëm gjysma e premtimit u realizua.
Sot ata banojnë në kushte tepër të vështira ndërsa prej muajsh nuk kanë asnjë sinjal se banesat do të rindërtohen.