Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev ka njoftuar se kërkon të zgjidhë mosmarrëveshjet historike me Bullgarinë me perspektivën për një anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në NATO.
Zaev siguroi se nënshkrimi i një traktati dypalësh miqësie dhe bashkëpunimi kërkuar nga Bullgaria që prej vitit 2009 ishte parashikuar më 2 gusht në kuadër të një vizite të Borissov në Shkup.
Shteti i parë që ka njohur pavarësinë e Maqedonisë, më 15 janar 1992, Bullgaria mendon se maqedonasit sllavë janë me origjinë bullgare dhe nuk e njeh minoritetin maqedonas në tokën e saj.
Bullgaria, që do të drejtojë Këshillin e Bashkimit Evropian në gjashtëmujorin e parë 2018, u angazhua për mbështetje të perspektivës euroatlantike të Maqedonisë.