Sekretarja e Përgjithshme e PDIU, Mesila Doda ka paralajmëruar dështimin e procesit të zgjedhjeve duke zbardhur disa nga gabimet e dy forcave kryesore të cilat do të reflektohen në raportin e OSBE-ODHIR.
Në emisionin “Fol me Mua, Fol me Ata”, të gazetarit Enkel Demi, por që këtë herë u moderua nga gazetari Blendi Salaj, në TVSH, Doda tha se partitë e mëdha do të kritikohen se lanë jashtë koalicioneve partitë e vogla të cilat gjithashtu janë penalizuar edhe nga kodi zgjedhor.
Sipas Dodës kritika do të të ketë edhe në lidhje me gjuhën e ashpër që lidërët politik kanë demonstruar gjatë kësaj kohe.
“Partitë e mëdha do të kritikohen sepse lanë jashtë koalicionit partitë e vogla të cilat janë të penalizuara nga Kodi Zgjedhor që këto dy parti kanë miratuar dhe e mbajnë të pandryshuar. Kritikë do ketë edhe mungesa e refletmit të rekomandimeve OSBE-ODHIR në këto zgjedhje. Kririkë do të ketë edhe për gjuhën e ashpër të liderëve politik”, tha Doda