Idrizi me të rinjtë e Tiranës: Takimi më i bukur e më i dlirë i kësaj fushate (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Idrizi me të rinjtë e Tiranës: Takimi më i bukur e më i dlirë i kësaj fushate (film)

13:58 | 18/06/2017
në Shqiperi
0

“Futuni në politikë, jepni sharmin dhe energjinë tuaj sepse nëse nuk futeni në politkë do të vijë politka në shtëpinë tuaj dhe do vendosë për fatin tuaj.”

Ishte kjo këshilla që Shpëtim Idrizi u dha të rinjve të PDIU gjatë takimit që u zhvillua sot në sheshin “Nënë Tereza”.

Si më të bukurin, emocionuesin dhe të dlirin e fushtës e cilësoi kreu i PDIU takimin më të rinjtë që do të jenë e ardhmja e kësaj force.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Idrizi tha se PDIU do të propozojë fuqishëm një ligj për referendumin ku populli të mund të zgjedhë përmes demokracisë së drejpërdrejtë çfarë është më e mirë për të, pasi sipas tij fatet e vendit nuk mund të lihen në duart e disa njerëzve që duan të gëzojnë pushtetin e mbretit.

Ai tha se ky brez do mund të realizojë futjen e Shqipërisë në BE, një ëndërr e para 27 viteve që me idealizëm dhe naivitet rinor u duk sikur do ishte e mundur shpejt.

Fjala e plotë e Idrizit

Takimi më i bukur më emocionues dhe më i dlirë i gjithë kësaj fushate. Ju jemi mirënjohës dhe përgjegjës për atë që ju përfaqësoni. E kemi lënë për në këtë moment takimin me të rinjtë e Tiranës dhe ne besojmë se rinia na jep mbështjetje. Ne kemi në listë shumë të rinj, kemi Marinin, kemi Gretën. Ju e keni parë që partitë e tjera duan t’i ndajnë shqiptarët në të majtë e të djathtë, por ne na bashkon atdheu, gjuha, kombi e besimi në Zot, sepse ne kemi veç një atdhe.

Të rinjtë duhet të kalojnë çdo kufi imagjinar, sepse ju keni forcën e arsyen për të pasur aspiratë për këtë vend. 27 vite më parë ne donim ta bënin si gjithë Europa, ishim idealistë por edhe naivë sepse mendonim se do ndodhte për dy vite, por ne akoma nuk jemi në BE, atë që s’e bëmë ne do ta bëni ju.

Ne nuk duhet të kemi thjesht shkolla por ne na duhen institucione formimi ku mësuesit e nxënësit bashkëudhëtojnë,  janë komunitet që formëojnë modele jetësore dhe qytetarie. Shkollat duken sikur janë në marrrëdhënie të shkëputur mes mësueve e nëxënesve, pedagogëve e studentëve. Ne duhet të jemi krenarë për identitein tonë, ju keni dijen ndaj nuk duhet të prisni, duhet ta tregoni veten tuaj.

Kemi plot arsye që si komb të jemi krenarë e kryelartë në çdo ditë të jetës sonë, por ne na kufizojnë. Unë mendoj se një shqiptar që mendon si identitet i kufizuar nuk është një shqiptar i shpenguar. Ne flasim për heqjen e kufizimeve identitare ku ka shqiptarë. Kufijtë administrativë dhe politikë s’duam t’i ndryshojmë po ata identitarët mund t’i bëjmë ashtu si na i ka dhënë Zoti, nga Preveza në Mollën e Kuqe.

Ne do kthemi në instrument i përfqësimit të më të rinjve dhe më të talentuarve. Ne do hapim rrugën e të rinjve që ata të mos ndihen të përdorur, është modeli më i keq përdorimi i të rinjve në fushatë për postera dhe për të veshur bluza, apo t’u thuhet që do u ndihmojmë të kaloni provimet. Ky është modeli më i keq dhe vrastar, këtë model askush nuk do donte ta përdorte për fëmijët e vet.

Korifejtë e demokracisë luftuan kundër pushtetit absolute të mbretit që vendin dhe fatin e njerëzve të mos e drejtojnë 2, 3 veta. Ne do të propozojmë fuqishëm një ligj për referendumin sepse tani që këta e kanë bërë shumë të vështrirë daljen e partive të reja, është e nevojshme që shqiptarët t’i drejtohen demokracisë direkte.

Futni në poltikë, jepni sharmin dhe energjinë tuaj sepse nëse nuk futeni në politkë do të vijë politka në shtëpinë tuaj dhe do vendosë për fatin tuaj.

Etiketa: PDIUsheshi “Nënë Tereza”Shpetim Idrizitë rinjtë

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Rihanna publikon këngën “Wild Thoughts” (film)

Rihanna publikon këngën “Wild Thoughts” (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com