Dy inspektorë të Inspektoratit Shëndetësor të Shkodrës janë arrestuar për veprat penale “Falsifikim i dokumentave” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Nga hetimet rezultoi se inspektorët Dritan Geci dhe Milseva Milla merrnin nga 4 mijë deri në 10 mijë lekë për t’i pajisur bizneset me çertifikata dizifektim-dezinsektim, të cilat për më tepër rezultojnë që janë të falsifikuara.
Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Shkodrës vendosi ndaj tyre masën e sigurisë “arrest me burg”.
Këta shtetas kanë kontaktuar privatisht me subjektet e interesuar dhe iu kanë ofruar atyre një çertifikatë shërbimi dizifektim-dezinsektim-deratizim lëshuar nga shoqëria “Neo-Vita” sh.p.k, e cila rezulton të ketë pezulluar aktivitetin e saj tregëtar që në datën 7 janar 2015, kundrejt një shume të ndryshme lekësh, të cilat më pas i kanë përvetësuar në mënyrë të jashtëligjshme.