Një ditë pas inaugurimit të sheshit “Skënderbej” në Tiranë, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shkuar nga afër që të shoh rezultatin.
Siç shihet dhe nga fotot e publikuara, Lu shoqërohet nga djali i tij, ndërsa shfaqet tejet i vëmendshëm për të parë projektin tashmë të përfunduar pas disa muajsh punime.
Sheshi “Skëndërbej” u inaugurua mbrëmjen e djeshme, ndërsa në event ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.