Studiuesja Alba Haruni ka publikuar në facebook një mesazh që i ka ardhur nga një valltar i grupit të minoritarëve grekë të Dropullit. Ky grup valltarësh u largua nga koncerti për çeljen e Sheshit “Skënderbej” pa u ngjitur në skenë.
Në mesazhin e tij, valltari shkruan se grupi iku nga koncerti, sepse në sheshin e ri është vendosur një gur nga Filati dhe kjo është fyerje për shtetin grek.
Haruni i është përgjigjur publikisht valltarit me një status, ku ndër të tjera i thotë këtij “artisti”, se arti duhet t’i bashkojë popujt e jo t’i ndajë.
Statusi i plotë i Alba Harunit:
Ky është një mesazh që sapo më erdhi nga një prej valltarëve të grupit të Dropullit. I them hysmeqarëve të libohovitëve se Filat e Çamëri janë Shqipëri.
I them këtyre bukëshkalëve që iu hap dera për t’u strehuar pas shpërnguljeve të Traktatit të Lozanës, të bëjnë mirë të rishikojnë historinë e tyre e të mos merren me traditat e kulturën tonë, se e kemi të lashtë sa vetë trojet tona.
I them ortodoksëve të Anadollit, mjaft me fyerje. I them mbi të gjitha këtij “artisti”, se ARTI DUHET T’I BASHKOJË POPUJT E JO T’I NDAJË.
Edhe një herë FILAT E ÇAMËRI JANË SHQIPËRI!