Sipas njoftimeve të Ministrisë së Brendshme, gjatë monitorimit të policisë për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike nuk është evidentuar asnjë parcelë me lëndë narkotike.
Këtë të shtunë kanë qenë forcat e policisë së Tiranës që kanë mbikëqyrur nga ajri territorin në rang qarku.
Konkretisht është monitoruar territori i Shën Gjergjit, Dajtit dhe Zall-Bastarit.