Edi Rama si “viktimë” e drejtorëve të LSI dhe nota “10” për Ilir Metën – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Edi Rama si “viktimë” e drejtorëve të LSI dhe nota “10” për Ilir Metën

19:08 | 10/06/2017
në Uncategorized
0

“Qurravitja” e paprecedentë e kryeministrit nëpër media e takime elektorale, se e paskan ndalur drejtorët e LSI-së për të bërë shtet.

“10” ishte nota që kryeministri Rama i vendosi funksionimit të koalicionit PS-LSI dhe bashkëpunimit me Ilir Metën për katër vitet e mandatit qeveritar që po mbyllet, tek u pyet pak kohë më parë nga gazetari Sokol Balla në “Top Story”:

Sokol Balla – Nga 1 në 10 cilat janë shanset që PS dhe LSI të vijojnë së bashku edhe pas 18 qershorit?

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Edi Rama u përgjigj “10!” duke ngritur të 10 gishtat e tij i bindur, madje duke buzëqeshur. Ishte data 13 mars, pra vetëm dy muaj më parë.

Në atë kohë çadra e Lulzim Bashës nuk ishte fare problem për kryeministrin, madje tallej me të, sepse koalicioni me LSI-në, kishte notën dhjetë.

Ndërsa Lulzim Basha nga çadra lëshonte akuza të frikshme ndaj kryeministrit Rama, por një sjellje të tillë nuk e kishte me aleatin e  Ramës në koalicion Ilir Metën. Kritikat e Bashës për LSI-në e Ilir Metën ishin të pakta, jo vetëm gjatë çadrës, por edhe para saj në katër vitet e bashkëqeverisjes PS-LSI. Deri më 17 maj, Rama e Basha e shihnin Metën e LSI-në si rruga e shpëtimit dhe kjo dukej hapur në qëndrimet e tyre në kohën e krizës, qoftë të një viti më parë, kur pritej votimi i reformës në drejtësi e qoftë gjatë krizës që prodhoi çadra e Bashës.

Gjithçka do të ndryshonte menjëherë pas marrëveshjes së 17 majit, kur Rama e Basha i përjashtuan të gjithë ata që po përpiqeshin të ulnin tensione që të dy ata, Rama e Basha kishin krijuar duke rrezikuar zgjedhjet. Natën e 17 majit, ndryshoi si me magji, raporti mes tyre për t’u bashkuar në sulme kundër LSI-së e të gjithë të tjerëve. U harruan akuzat e Bashës ndaj Ramës e anasjelltas dhe sulmet e të dyve u drejtuan tek LSI.

Pasi bëri marrëveshjen me Bashën, Rama e harroi notën “10” që i kishte vënë aleancës me Metën. Sot, Rama deklaron krejt të kundërtën dhe shfaqet si “viktimë” para shqiptarëve duke iu rrëfyer “vuajtjet” që paska pas’ hequr gjatë këtij mandati nga drejtorët e  LSI-së. Më së paku ka gënjyer shqiptarët për katër vitet që shkoi ose është duke i gënjyer tani për të përfituar politikisht për katër vitet që vijnë.

Në kundërshtim me të gjitha qëndrimet që ka mbajtur në çdo krizë që ka kaluar koalcioni PS-LSI, Rama ka shpërthyer në sulme të paprecedenta në çdo tubim e ekran  mediatik duke rrëfyer  për “shushunjën LSI”, e cila për koncidencë kështu quhet edhe aleati i tij më i ri, Lulzim Basha.

“Ata thonin po nuk më le Hipotekën, të rrëzoj qeverinë, po nuk më dhe drejtorinë e pyllit, unë të rrëzoj reformën. Është momenti të marr hak për poshtërsitë e zyrtarëve të korruptuar në hipotekë e patenta, inspektorëve që jetojnë duke vënë gjoba. Janë ca policë gri, i njihni, policia gri është një bandë që del nëpër rrugë e ndalon makina, është një tmerr. Po ku hiqet ajo, se kemi ne, e ka partia, është degë partie policia gri të merr shpirtin, guxo preke, shko merri votat pastaj. Të vjen grija të merr shpirtin, është partia gri, nuk është shtet.

Votoni PS-në dhe e keni të shkarkuar sa të mbarojë numërimi, jo në shtator, sa të mbarojë numërimi… Të heqim të tretin të vërtetin…shushunjat duhet të shtypen me votë me 25 qershor.”, tha sot Rama në Elbasan.

Në të njëjtën linjë me Ramën, kreu i opozitës Lulzim Basha, tha sot: “Koha e shushunjave në pushtet merr fund në 25 qershor. Janë bërë xhind, është bërë bishë Ilir Meta. Pse u bë bishë? Sepse e shikonte veten një dorë në bakllava, një dorë në sheqerpare. Por mesa shoh dorën në bakllava nuk ka për ta pasur kurrë  më,  por edhe këta të sheqerpares kanë ndërmend t’ia heqin dorën.”, tha Basha.

Krerët e dy partive kryesore, me sa duket kanë vendosur ta ndajnë “tepsinë” e pushtetit bashkë e të mos lënë askënd t’i afrohet. Ka pak gjasa të besohet si njëri, si tjetri se janë të interesuar për “të bërë shtet, sepse e kanë patur shancin disa herë dhe kanë dështuar. Nuk mundet që ata të justifikohen me “telashet e tepsisë” së pushtetit që i paskësh kërcënuar LSI, si në kohën, kur Basha ishte pjesë e qeverisë me Metën edhe në kohën e qeverisjes Rama-Meta.

Të dy partitë kanë mbajtur pjesën më të madhe të “tepsisë” së pushtetit dhe padyshim që pesha kryesore për dështimet u takon atyre në të dyja kohët. Siç u ndëshkua PD-së në 2013, mund të ndëshkohet edhe PS më 25 qershor. Rama ishte kryeministër në katër vjet, përcaktues i të gjitha politikave dhe është e paprecedentë “qurravitja” nëpër media se e paskan ndalur drejtorët e LSI-së për të bërë shtet.

Etiketa: bakllavadrejtorët e LSIedi ramaIlir Metanota “10”sheqerpareshushunjëtepsiviktimë

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Vlerat ushqyese të hurmave të arabisë

Vlerat ushqyese të hurmave të arabisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com