Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka ftuar të gjithë qytetarët ti bashkohen ceremonisë së madhe të hapjes së sheshit “Skënderbej” në 10 qershor .
Nga njësia 10 ku beri bilancin e 2 viteve punë, Veliaj prezantoi edhe risitë e projektit të sheshit.
Veliaj: Dua t’ju ftoj të gjithë publikisht më datë 10 qershor në 7 pasdite, ne do të hapim sheshin “Skënderbej”. Ka dalë spektakolar, ndoshta edhe përtej pritshmërive tona. Sigurisht pjesa kryesore është për aktivitete masive, është edhe për fëmijët.
Veliaj ftoi qytetarët që pas zgjedhjes së administratorit të pallatit, të aplikojnë edhe për Fondin e Komunitetit në mënyrë që të përmirësojnë hapësirat e përbashkëta.