Tirana ka mposhtur sot në finale Skënderbeun me rezultatin 3-1 pas 120 minutave lojë.
Koha e rregullt u mbyll në barazimin 1-1, pasi pas golit të Ede, 7 minuta nga përfundimi i kohës së rregullt, Radas barazoi shifrat për “ujqrit e dëborës”, duke e çuar kështu ndeshjen në shtesë.
Në shtesë bardheblutë shënuan edhe dy gola që u sollën fitoren. Në minutën e 104 shënoi afrikani Nkounkou, ndërsa në minutën e 114 Merville çoi shifrat në 3-1, duke siguruar fitoren.
Kjo fitore siguron edhe praninë në Ligën e Europës të Tiranës në sezonin e ardhshëm edhe pse bardheblutë do të luajnë në Kategorinë e Parë.