Ekipi i Kukësit shpallet për herë të parë kampion i Kategorisë Superiore.
Kuksianët kanë arritur të shpallen kampion i Shqipërisë për sezonin 2016-2017 një javë përpara përfundimit të kampionatit.
Verilindorët mposhtën Skënderbeun, në Kukës me rezultatin 2-0, rezultat ky historik që i jep matematikisht titullin kuksianëve.
Goli i parë Kukësit erdhi nga një penallti e fituar nga Emini në minutën e 47-të të pjesë së dytë, që u ekzekutua në mënyrë të saktë nga Pejic. Ndërsa goli i dytë erdhi në fund në minutën e 93-të, me po të njëtin autor, Pero Pejic.
Tashmë Kukësit i mbetet vetëm të vendosë rekordin duke përfunduar kampionatin të pamposhtur dhe kjo gjë do të mësohet ndeshjen e fundit në Gjirokastër ndaj Luftëtarit.