Kryeministri Edi Rama do të jetë pasditen e sotme në Shkodër, ku do të zhvillojë një takim me të rinjtë e qytetit. Për këtë është menduar që të vendoset një tendë ku të zhvillohet takimi.
Por diçka e tillë nuk është lejuar nga Policia Bashkiake e Shkodrës, pasi sipas tyre nuk është marrë leje për vendosjen e tendës.
Ky kundërshtim ka shkaktuar përplasje mes punonjësve të Policisë Bashkiake dhe atyre të Rendit.