Ralf Gjoni: Shumë të pakënaqur po shtohen në Tiranë! LSI-ja nuk t’a dha mandatin që të qeverisësh me arrogancë”
Këshilltari i kryetarit të Kuvendit njëherësh kryetar i LSI-së Ilir Meta, ka kritikuar drejtpëdrejt kryetarin e bashkisë së Tiranës për arrogancë me qytetarët. Pas protestës së tregtarëve për taksat e bashkisë, këshilltari i Metës publikoi kritikën e tij të fortë për kryebashkiakun të cilit i tërheq vëmëndjen të mos konsiderojë politike çdo protest qytetare. Përmes një statusi në facebook, ralf Gjoni thotë se LSI nuk i dha mandatitn Veliajt të sillet me arrogancë me qytetarët por ti drejtojë ato përmes mbajtjes së premtimeve të dhëna në fushatë.
“Mendoj se kur reagon biznesi, karrigia e cdo pushtetari duhet te dridhet… Dhe biznesi po gumezhin gjithandej me pakënaqësi, si për qeverisjen qëndrore, ashtu edhe për atë vendore në Tiranë. Ka një tendencë sot në Bashkinë e Tiranës, që çdo shqetësim të shprehur t’a identifikojnë me sulme politike. E shoh nga sjellja, mungesa e transparencës, refuzimi për të dialoguar dhe mënyra si po manipulohen mediat pranë pushtetit, tek i cili unë fatmirësisht apo fatkeqësisht bëj pjesë, qoftë edhe indirekt për momentin…
Është përqasje e gabuar dhe e pasaktë kjo e miqve të mi në bashki. Dhe pikërisht këtu fillon arroganca që t’a ha kokën. Më vjen keq që ende s’po e kuptojnë. Zgjohu Erion dhe hap sytë. Shumë të pakënaqur po shtohen në Tiranë! LSI-ja nuk t’a dha mandatin që të qeverisësh me arrogancë”.