Peticionet intelektuale si kofini pa të vjela – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Peticionet intelektuale si kofini pa të vjela

09:30 | 13/05/2017
në Uncategorized
0

Nga Enkel Demi

Zonjat intelektuale nënshkruan një peticion, të cilin e kanë quajtur “Kundër misogjinisë që vret”. I qëmtova emrat me kujdes dhe një pjesë e këtyre zonjave i çmoj për formimin, integritetin dhe aktivitetin që kryejnë. Por, ky zakoni që nënshkruajmë peticione që i shkojnë pas fijes një konjukture të caktuar politike, është i shpifur. I këtillë ishte dhe ajo fushata si flakë kashte për peticionin e vetting-ut, triumfi i vetëm i të cilit ishte qyfyrja e Ylli Rakipit.

Gjatë këtyre 27 vjetëve pluralizëm njohim kaq shumë peticione, sa edhe ky aksion është zhvlerësuar si shumë të tjerë në jetën shqiptare. Është e rëndomtë tani që pas një telefoni nga lart, ia nisim këngës së një peticioni. E bënte shpesh Berisha, kur ishte në pushtet, e bëjnë njësoj këta që e kanë pasuar atë. Ky farë rituali që zëri intelektual i bashkohet konjukturës krijon vetëm efektin boomerang. Fjala vjen, zonja Vlahutin u sulmua kafshërisht nga një i lojtur nga trutë e kokës. Pati reagime të ashpra në mbrojtje të zonjës, diskretituese për të marrin. Ka një kulm në këto reagime si është letra e përunjur e shkrimtarit Ismail Kadare. Me kaq mbyllet historia. Të çmendurin nuk mund ta linçojmë më shumë, por duhet t’i gjejmë mjek që ta kurojmë. Zonjës së dëmtuar i shprehëm si kurrë më parë pendesën. Çdo veprim tjetër është teatral dhe e kthehen gjithë ngjarjen në qesharake. Ky zelli intelektual për të kaluar masën jep të njëjtin efekt, të cilin në fizikë e njohim si rrjedhja e diodës.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Shumë shpejt kalojmë në grotesk si puna e zonjës ministre Milena Harito që shpalli: “Je suis Romana Vlahutin!”. E boll, tani! Falë Zotit, zonja ambasadore është si kokrra e mollës dhe nuk e rrezikon kush. Ka një tabor me roje dhe shumë mirë që i ka. Është padyshim njeri që pas këtij sulmi gëzon shumë më tepër respekt në njerëz, sepse kështu ndodh rëndom, kur viktimizohesh. Ka marrë një letër nga Kadare që nuk e ka marrë asnjë grua në jetën e këtij njeriu të mirënjohur. Atëherë, përse “Je suis Romana!”? Zonja Harito si frankofone e di shumë mirë që kjo parrullë u përdor në kontekstin e një tragjedie njerëzore si në rastin e vrasjeve të tmerrshme të revistës “Charlie Hebdo” apo të therrtores së pashpirt në Siri. Ku është lidhja me ngjarjen e Vlahutin? Ndoshta nuk jam aq i latuar, por unë vetë nuk gjej gjë në këtë mes.

Edhe peticioni që përmenda në krye të këtij shkrimi është i panevojshëm, përveç listës së njerëzve që e kanë firmosur, të cilët janë individë të shkëlqyer, por të gjithë bashkë duken një turmë qaramanësh që bëjnë moral. Ky peticion do të ishte më i rëndë, më me peshë sikur fjala vjen të nënshkruhej në mbështetje të asaj vajzës së mitur që e ngacmoi seksualisht mësuesi këtu, në Tiranë. Halli i saj është shumë më i madh, sepse është halli i një breznie të tërë që po gjymtohet nga këta mësimdhënës kriminelë. Në këtë rast dhe për shumë raste të këtilla intelektualët heshtin. Nuk bëzajnë, kur një farë burri i hedh trutë në erë gruas së vet dhe ne zbulojmë që kishte vrarë dhe një grua tjetër 17 vjet më parë. Intelektualët edhe në këtë rast e kyçin, sepse një peticion i këtillë për ta nuk ka kuptim, pasi nuk i shkon pas shtatit konjukturës, ndoshta i bie ndesh.

Në të gjithë vendet e zhvilluara intelektualët janë pararoja e mendimit kombëtar. Në Shqipëri, qysh kur erdhën komunistët në pushtet e deri më sot janë praparoja e mendimit, prandaj shpesh ngjajnë si gaztorë oborri. Për shembull, ne kemi një intelektual si kryeministër, i cili në takimet me popullin shkon me tuta sporti që i varen nga pas. Kjo tregon sa respekt ka ai për njerëzinë dhe sa e çmon popullin e tij. Po kështu, kjo sjellje po krijon pak a shumë një kategori të mirëfilltë mendimi, ndaj një zonjë ministre, e cila ka gjasë të ketë qenë shumë e zënë me mësuesit pedofilë, u shfaq me tuta sporti si kryetari. Tani pres peticionin e radhës në mbështetje të kësaj lëvizje tutike.

Etiketa: Enkel DemiintelektualetJe suis Romana!kofini pas të vjelaveMilena HaritopeticionYlli Rakipi

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
LGBT dhe PD, Protesta në të njëjtin vend për kauza të ndryshme

LGBT dhe PD, Protesta në të njëjtin vend për kauza të ndryshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com