PDIU takim në Përrenjas/ Idrizi: Të gjejmë gjuhën e kompromisit që të shkojmë të gjithë në zgjedhje – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PDIU takim në Përrenjas/ Idrizi: Të gjejmë gjuhën e kompromisit që të shkojmë të gjithë në zgjedhje

09:50 | 12/05/2017
në Shqiperi
0

“Kompromis i madh që politika ja ka borxh qytetarëve ende mund të gjendet dhe ne të gjithë bashkë të shkojmë në zgjedhje”- kështu është shprehur kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi në një takim me banorët e Përrenjasit.

Sipas Idrizit partia që ai drejton bëri gjithçka që forcat politike të mos e shihnin njëra-tjetrën si armike, por si të përgjegjshme për të arritur në një kompromis të cilin ua ka borxh të gjithë qytetarëve shqiptarë.

“Këtë kompromis të madh politika ja ka borxh qytetarëve. Të shkojmë të gjithë bashkë në zgjedhje dhe t’ ju japim mundësinë shqiptarëve që të votojnë. Ne kemi bërë gjithshka që të gjendej një zgjidhje për krizën politike. Një zgjidhje kompromisi. Ne propozuam një pakt kombëtar ku të gjitha forcat politike të ishin bashkë, për integrimin europian dhe të mbështesnin reformën në drejtësi. Një pakt të madh kombëtar për të gjithë ata, të cilët nuk duan të ikin nga ky vend. Ne bëmë gjithshka që forcat politike të bënin minimumin, të mos e shihnin njëra-tjetrën si armike, por si forca të përgjegjëshme, të cilat të gjenin një bashkëdakortësi të madhe, për ti dhënë mundësi shqiptarëve për të votuar të lirë, të qetë, e të barabartë”,- tha kryetari i PDIU-së.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Idrizi u shpreh se shqiptarët kanë veç një Atdhe, ndaj PDIU mbetet alternativa politike që duhet votuar në zgjedhjet e 18 qershoirt.

“Ne kemi veç një Atdhe, sepse ne dëshirojmë të jetojmë në vendin tonë. Ne nuk kemi tjetër Atdhe siç kanë të tjerët, një për ta plaçkitur dhe një për të jetuar. Ne kemi veç një Atdhe, ku mendojmë të rrisim fëmijët tanë. Një atdhe të cilin zoti e ka bekuar dhe shqiptarëve u ka dhënë gjithshka, përveçse një klasë politike e cila për 27 vjet i ka mbajtur qytetarët e Shqipërisë në një konflikt permanent.

Është një konflikt që mbahet në këmbë, vetëm si një paaftësi e politikës shqiptare, është një konflikt që mbahet në këmbë vetëm që qytetarët të mos dedektojnë paaftësinë e politikës për ti dhënë zgjidhje halleve, problemeve, për të folur për ekonominë, për taksat, për të folur për zhvillimin dhe atë që u intereson qytetarëve të Shqipërisë.
Këto janë zgjedhje të pazakonta. Këto janë zgjedhje ku gjysma e spektrit politik nuk merr pjesë në këtë garë. A e meritojnë qytetarët e Prrenjasit, a e meritojnë qytetarët e Shqipërisë një atmosferë të tillë? Ndaj PDIU i bën thirrje shqiptarëve të bashkohen me ne në 18 qershor, me sloganin veç një Atdhe, të votojnë PDIU-në si forcë e bashkimit, të votojnë nr. 5.
Një herë në 4 vjet ju keni të gjithë të drejtën e zotit që të votoni, të vendosni për atë që mendoni se mund t’ju zgjidhë hallet dhe problemet tuaja. Por fatëkeqësisht jemi të detyruar të hyjmë vetëm në zgjedhje.

PDIU është një parti që rritet çdo ditë, një parti e nisur nga një padrejtësi personale, kombëtare e të gjithë shqiptarëve, ndaj ne kemi veç një Atdhe”,- tha Idrizi gjatë takimit në Përrenjas.

Në këtë takim ishte i pranishëm deputeti i Qarkut të Elbasanit Aqif Rakipi, kryetari i PDIU-së në Përrenjas Luan Karriqi, si edhe kandidatët për deputet të listës së qarkut të Elbasanit, Bujar Muça dhe Elena Xhino.

Deputeti Aqif Rakipi u shpreh se PDIU në Elbasan i janë bashkuar mijëra qytetarë, gra, vajza dhe të rinj.

 “Unë si deputet i qarkut të Elbasanit kam qënë gjithmonë pranë jush. Do të vijoj të jem pranë qytetarëve të Përrenjasit dhe gjithë qytetarëve të qarkut tim, bashkë me deputetët e tjerë. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet është një forcë e madhe që nga dita në ditë po rritet. Për zgjedhjet e 18 qershorit PDIU-së në Elbasan i janë afruar mijëra qytetarë, të rinj, vajza dhe gra, sepse kanë besim te partia jonë. Ndaj ne duhet fitojmë si qark 4 mandate. Votoni PDIU-në, votoni nr.5”,- u shpreh deputeti Aqif Rakipi.

Etiketa: Aqif Rakipikreu i pdiuperrenjasShpetim Idrizitakim

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Letra e Hahn/ Bregu: Turpi që demokratët s’e meritojnë

Letra e Hahn/ Bregu: Turpi që demokratët s'e meritojnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com