Të paktën 12 zëvendësdrejtorë dhe shefa komisariatesh në Policinë e Tiranës dhe në qarqe kanë lëvizur në detyra të tjera.
Është shkarkuar nga detyra zv/drejtori në Tiranë Skënder Hita, emërohet në po të njëjtën detyrë në Lezhë. Në vend të tij emërohet Arsen Sinomati, i cili mbante detyrën e shefit të komisariatit 2. Shkarkohet shefi i Komisariatit 1 Elton Alushi. Emërohet shef sektori në krimet e lehta në Policinë e Tiranës.
Shkarkohet shefi i komisariatit nr. 4 Alket Shatro. Emërohet specialist në sektorin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme. Në komisariatin nr. 4 emërohet Agim Hoxha ish-shefi i komisariatit Shijak. Në Shijak emërohet Aliosha Broka. Shkarkohet shefi i sektorit “Shqiponja” Vladimir Laska. Në vend të tij emërohet Olti Bistri. Shkarkohet shefi i komisariatit 6 Neritan Boci. Në vend të tij emërohet Arben Aliko. Shkarkohet shefi i komisariatit rrugor Ervin Hasrama. Në vend të tij emërohet Erjon Ahmeti.
Lëvizje dhe shkarkime ka pasur edhe në komisariate dhe Drejtoritë nëpër qarqe.