Policia italiane ka lënë në arrest shtëpie një çift italino-shqiptar pasi e kishin kthyer banesën e tyre në një kopsht për kultivimin e kanabisit.
Banesa ndodhej në Beetle të Romës, ndërsa në pranga ka përfunduar 42 vjeçari italian, shofer taksie dhe bashkëshortja e tij shqiptare 32 vjeç, nën akuzën e posedimit me qëllim shitjen e drogës.
Gjatë kontrollit policia ka gjetur dhjetëra doza marijuane dhe hashashi gati për shitje, bimë, si dhe mjete të tjera të posaçme të serave si llamba, plehra kimikë.