Kreu i LR-PDSH-së, Ziadin Sela ka lënë spitalin, ku po mjekohej pas plagëve që mori nga protestat e dhunshme në Kuvendin e Maqedonisë. Para dyerve të spitalit ishin mbledhur dhjetëra mbështetës të tij të cilët e shoqëruan tek automjeti që e priste, me duartrokitje.
Mësohet se Sela, disa ditë do të qëndrojë në shtëpi dhe më pas, sipas paralajmërimeve do të kthehet në Kuvend. Kreu i LR-PDSH-së u plagos rëndë disa ditë më parë nga protestuesit që u futën në Kuvend pas zgjedhjes së Talat Xhaferit si kryetar i parlamentit. Në shumë media kanë qarkulluar disa foto ku fytyra e tij dukej e mbuluar me gjak.