70 mijë të pastrehë harrohen nga parlamenti, nuk votohet projektligji – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

70 mijë të pastrehë harrohen nga parlamenti, nuk votohet projektligji

15:12 | 05/05/2017
në Shqiperi
0
Ministrja e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni, gjate nje konsultimi publik i projektligjit per Strehimin Social. Ky dokument ligjor dyfishon programet e strehimit dhe perfshin me shume kategori ne nevoje si përfitues./r/n/r/nMinister of Urban Development Englantina Gjermeni, during a public consultation of the draft law on social housing. This legal document doubles housing programs and includes more vulnerable categories as beneficiaries.

Ministria e Zhvillimit Urban, Eglantina  Gjermeni braktis të pastrehët, iu kishte premtuar miratimin e projektligjit në këtë legjislaturë

Një sërë rekomandimesh të Avokatit të Popullit, vendime të komisioneres për mbrojtjen nga diskriminimi, por dhe raportet e shoqërise civile, prej vitesh kërkonin ndryshimin e ligjit të strehimit, pasi shtresat e varfëra të shoqërisë nuk mund të përfitonin nga ky ligj, madje diskriminoheshin.

Të gjithë u ndjenë mirë  kur dëgjuan që Strategjia e Strehimit Social 2016-2020, miratuar në qershor 2016 nga Ministria e Zhvillimit Urban, në një nga pikat e saj parashikonte pikërisht ndryshimin e këtij ligji diskriminues.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Ministria ndërmori nismën e ndryshimit të ligjit dhe në shtator 2016 organizoi takime konsultuese me aktorët kryesore në lidhje me projektligjin e strehimit social. Projektligji  pas përmirësimeve që pësoi gjatë procesit të konsultimit, i jepte një zgjidhje  shqetësimit të ngritur përgjatë viteve për shtresat në nevojë. Një nga programet e këtij projektligji u mundësonte atyre përfitimin e një banese sociale dhe shmangien e jetesës në kushte ç’njerëzore.

Gjithashtu, projektligji rregullonte dhe një gabim të ligjit të legalizimit,i cili krijonte mundësinë e dëbimit të familjeve që nuk i legalizohej banesa për shkak të investimeve publike. Raste të tilla kemi parë në Elbasan në ndërtimin e stadiumit ku 16 familje dolën në rrugë dhe përfituan vetëm bonus qeraje, në Tiranë, zona e Selitës ku rreth 40 familje dolën sërish në rrugë për shkak të unazës së madhe apo dhe në Vlorë ku disa familje përfunduan në rrugë për shkak të ndërtimit të rrugës Transballkanike.

Projektligji  për herë të parë rregullon rastet e dëbimit duke i shpallur ato të paligjshme dhe detyron institucionet publike që të ofrojnë strehim alternativ për familjet e prekura gjë që përbën një hap pozitiv në respektimin e të drejtave të njeriut dhe detyrimeve ndërkombëtare të Shqipërisë. Pra projektligji paraqet zhvillime pozitive në dy aspekte të rëndësishme

1) Shtresat në nevojë janë subjekte përfituese nga projektligji

2) Rregullon marrëdhenien e shtetit dhe familjeve, banesat  të cilave përjashtohen nga procesi legalizimit pasi preken nga investimet publike.

Në të gjitha takimet konsultuese ministria Gjermeni u shpreh se ligji i ri do të miratohej  brenda vitit 2016, por kjo gjë nuk ndodhi. Projektligji nuk u fut për votim në punimet e kësaj legjislature dhe për rrjedhojë 70,000 të  pastrehë duhet të presin mbi një  vit që të jenë subjekte përfituese nga ky ligj i ëndërruar prej tyre.

Familjet që mund të dalin në  rrugë për shkak se mund të preken nga lejet e ndërtimit që tashmë janë zhbllokuar pasi bashkitë kanë miratuar planet e tyre vendore nuk do të mund të përfitojnë nga mbrojtja ligjore dhe për më shumë se një vit, pasi ligjvënësit tanë nuk e panë të arsyeshme ta kalojnë këtë ligj me procedurë të përshpejtuar, por menduan se projektligji për Zonat e Mbrojtura që i hap rrugë ndërtimeve në zona turistike (Divjakë) ishte më emergjente për t’u miratuar me procedurë të përshpejtuar sesa ai i strehimit social.

Madje një tjetër projektligj për koncesione depozituar po në të njëjtën datë me projektligjin e Strehimit Social  kishte më shumë përparësi në axhendën e ligjvënësit pasi u miratua në seancën e fundit plenare të Kuvendit. Fatlum rezultoi edhe projektligji që lidhej me kullën Ikonike dhjetra kate që parashikohet të ndërtohet në bulevardin verior të Tiranës,pasi u miratua në seancën plenare të datës 4 Maj 2017 edhe pse ishte depozituar në Kuvend pas projektiligjit të Strehimit Social.

Në fund ajo çfarë  mbetet të  themi  është, të shpresojmë që Kryeministri, i cili po kalon një fazë të  turbullt politike të shkëpusë mendjen për një  moment nga politika dhe të gjykojë që ky projektligj që ndihmon mijëra familje të varfëra duhet të miratohet sa më parë me procedurë të përshpejtuar.

Nga Gentian Sejrani

Etiketa: 70 mijë të pastrehëEglantina GjermeniElbasanlegjislaturëParlamentprojektligji

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Ziadin Sela përlotet nga vizita e 9 vjeçarit, ja dhurata që ia ka sjellë

Ziadin Sela përlotet nga vizita e 9 vjeçarit, ja dhurata që ia ka sjellë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com