Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha kanë mbërritur në selinë e Presidencës, ku pritet të zhvillohen bisedime për zgjidhjen e krizës politike.
Ndryshe nga takimi i herës së shkuar, në këtë tryezë Rama nuk ka në krah të tij kreun e grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, e po ashtu as Basha Edi Palokën.